Se BDI po përgatitet intensivisht për zgjedhje, dhe se nuk do të zgjedhë mjete për të mbajtur pushtetin, tregon fakti se kjo parti po zgjeron edhe më shumë biznesin Lotarinë dhe “kazinotë” në kurriz të qytetarëve.
Lotaria shtetërore po zgjerohet në lokacione të reja, përmes të cilave po qarkullojnë miliona euro të qytetarëve. Lokacioni më i ri të cilën e zbuloi KOD, është në qendër të Shkupit, pas së cilës drejtori i BDI-së e ka marrë me qira objektin nga një kompani e afërt me partinë.
Eurovia, e cila është një nga donatorët më të mëdhenj të BDI-së, është pronare e objektit afarist, ndërsa nga qiraja kjo kompani do të merr 3500 euro në muaj.
Edhe në Vizbeg por edhe në Qendër të Shkupit, Lotaria marrin me qera objekte afariste për kazino, dhe zyre nga pronarë privat. Por gjithë këto kanë lidhje edhe me Reçicën e Vogël. Edhe drejtori Bajrami por edhe pronarët e objekteve me qira, kanë lidhje me partinë e udhëhequr të Ali Ahmetit.
Emisioni KOD zbulon edhe një objekt e cila është marrë me qira nga Lotaria shtetërore, ndërsa objekti është i Eurovia e cila do të merr qira 3500 euro në muaj, e cila është donatori më i madh i partisë së Ahmetit. Kompania në vend që të përgjigjet sipas ligjit, ajo së pari fitoi tender për samitin të OSBE-së, për çka Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) hapi lëndë në lidhje me kompaninë “Eurovia”, e cila e fitoi tenderin e Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), në vlerë prej 1,8 milion euro.
“Në kolegjiumin e sotëm, KSHPK-ja konstatoi se në rastin konkret ekzistojnë elemente për veprim kompetent nga ana e komisionit në aspektin material, pasi përfshin shuma të larta, por edhe rreziqe për lidhje politike”, deklaroi kohë më parë kryetarja e KSHPK-së Biljana Ivanovska.
Paralajmërimi për hapjen e lëndës vijon pasi “kompania ‘Eurovia’ fitoi tender prej 1,5 milionë euro pa TVSH për të ripërshtatur sallën ‘Boris Trajkovski’ për takimin ministror të OSBE-së në nëntor dhe dhjetor. Por, edhe vitin e kaluar kishte biznese me shtetin dhe komunat, ndërsa sipas të dhënave të publikuara, në të njëjtin vit kompania ka dhuruar edhe 1,8 milionë denarë për partinë politike BDI, ndërsa njëri nga pronarët Elmedin Ademi ka dhuruar 2,5 milionë denarë”, ndërsa tani sërish do të merr para nga shteti për kazino.
Më poshtë mund ta ndiqni storjen e plotë te emisionit KOD: https://youtu.be/5agOjU2gOWw?si=UzTVRj25m0EA0_Di