Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Gjatë pasdites pritet zhvillim lokal i vranësirave të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje të shkurtra dhe të rrëmbyeshme shiu, si dhe bubullima.
Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 22 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 32 deri në 39 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të jetë 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 38 gradë Celsius.
Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, edhe në ditët në vijim pritet të vazhdojë moti me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare gjatë ditës.






