14.8 C
Skopje

Mbytet një ari në fshatin Vicë, policia kërkon autorin

Në rrugën për në fshatin Vicë mëngjesin e sotëm është gjetur një ari i vogël, i cili ka ngordhur pas përplasjes, supozohet të një makine.

“Mëngjesin e sotëm, në ora 08:25 në numrin 112 një person i punësuar në Parkun Nacional “Mali Sharr” ka lajmëruar se në rrugën lokale për në fshatin Vicë , rreth 1 km para fshatit, ka ngordhur një ari i cili me shumë gjasë është përplasur nga një makinë”, thonë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Ndërkohë raportohet se një ekip I MPB-së ka inspektuar vendin e aksidentit dhe trupi i ariut i është dorëzuar Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë për analiza të mëtejshme.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit