4.8 C
Skopje
Sunday, January 26, 2025

Mblidhen bashkësitë fetare në vend, apelojnë për uljen e tensioneve ndërmjet komuniteteve

Bashkësitë fetare në vend dolën me deklaratë të përbashkët, duke apeluar për uljen e tensioneve ndërmjet komuniteteve. Në deklaratën e dalë pas takimit të përbashkët u bëhet thirrje qytetarëve të mos bien pre e nxitjeve siç theksojnë për prishjen e bashkëjetesës. Gjithashtu apelojnë që qytetarët të ruajnë respektin e ndërsjellë.

“Të jetosh në një shoqëri multikulturore është bekim i madh. Takimi me kultura te ndryshme sjell mundësi për fisnikërimin e shpirtit të njeriut dhe rrit kreativitetin e gjithë shoqërisë. Zoti na ka dhënë të jetojmë në një shtet të përbashkët. Prandaj, ne, krerët e Kishës Ortodokse të Maqedonisë – Arkipeshkia e Ohrit, Bashkësisë Fetare Islame, Kishës Katolike, Kishës Evangjeliste Metodike dhe Bashkësisë Hebraike, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që të mos bien pre e përpjekjeve të caktuara për të prishur bashkëjetesën, por të gjithë së bashku të mbështesim njëri tjetrin, ta thellojmë solidaritetin dhe ta ruajmë respektin ndaj njëri tjetrit, ndaj simboleve të atdheut tonë dhe simbolet e të gjitha komuniteteve në këtë vend”, u shpreh një prift. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit