VMRO-DPMNE i përgjigjet LSDM-së: Bankat janë në kompetencë të Bankës Popullore

Advertisement

VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj kritikave të LSDM-së lidhur me zhvillimet në sistemin bankar, duke theksuar se vendimmarrja për çështjet e bankave është në kompetencë të Bankës Popullore dhe guvernatorit.

Në reagimin e partisë thuhet se LSDM-ja fillimisht duhet të mësojë se cilat janë kompetencat e institucioneve shtetërore dhe ndarja e pushteteve.

Nga VMRO-DPMNE thonë se LSDM-ja po tenton të krijojë panik te qytetarët me deklaratat për mundësinë që problemet e Alta Bankës të përhapen edhe në bankat e tjera.

Partia në pushtet thekson se Banka Popullore dhe guvernatori janë institucionet përgjegjëse për vendimmarrjen në sistemin bankar. Sipas VMRO-DPMNE-së, institucionet kompetente po punojnë për gjetjen e një zgjidhjeje, ndërsa guvernatori ka deklaruar se qytetarët nuk do të pësojnë dëme.

VMRO-DPMNE e akuzon LSDM-në se po përpiqet ta shfrytëzojë politikisht çështjen e Alta Bankës dhe të krijojë ndjenjë pasigurie te qytetarët. /Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit