15.8 C
Skopje
Saturday, April 13, 2024

Mbi një mijë funksionarë në Maqedoni nuk do të kenë rritje të re të pagave

Pagat e mbi një mijë funksionarëve nuk do të rriten më. Njëzëri dhe pa diskutim deputetët ulën koeficientët. Me këtë nuk do t’u privohet rritja e vitit të kaluar prej 78 për qind, por së paku tani për tani është ndalur rritja e pagave. Tani duhet gjetur një mënyrë për të kufizuar pagat e drejtorëve të emëruar nga Qeveria.

Me të njëjtin konkluzion, njëzëri, pa kundërshtime apo abstenime, si dhe pa diskutim u miratuan në Kuvend të gjashtë ligjet, të cilat vendosin kufizim në pagat e zyrtarëve që nga muaji shkurt, përcjell “Telma”.

Kufizimi përfshin presidentin, deputetët, ministrat, gjyqtarët, prokurorët publikë, anëtarët e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë, gjithsej njëmijë e 60 funksionarë. Ligjet parashikojnë uljen e koeficientit: për tre postet e para në shtet: president, kryeparlamentar dhe kryeministër nga 4.50 në 3.91. Për deputetët koeficienti do të jetë nga 3.04 në 3.92 në vend të 3.5 në 4. Kjo ulje minimale parandalon rritjen e pagave me 15.3 për qind, ose nga 300 në 500 euro.

Por kjo lëvizje e deputetëve ka hasur në reagime të shumta. Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë e quajtën të papranueshme. Gjyqtarët prisnin që pas dialogut gjashtëvjeçar me Qeverinë të kishte rritje e jo ulje të koeficientit dhe prokurorët theksuan se kjo nuk do të kontribuonte në pavarësinë e tyre financiare sipas standardeve ndërkombëtare. Lidhja e Sindikatave e konsideron hipokrizi dhe kërkon që zyrtarët t’i kthejnë 78 për qind ose t’ua japin punëtorëve.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit