Mbi 94% e njehsorëve të energjisë elektrike janë lexuar, paralajmërohen njehsorët e mençur

Advertisement

Mbi 94 për qind e njehsorëve të energjisë elektrike në vend janë lexuar nga fillimi i vitit deri më tani, bëjnë të ditur nga Elektrodistribucioni. Pjesa e mbetur prej 6 për qind përfshin kryesisht njehsorët në shtëpitë e vikendit, zonat e largëta dhe objektet që nuk shfrytëzohen çdo ditë.

Sipas të dhënave të kompanisë, përqindja mujore e njehsorëve të lexuar ka qenë vazhdimisht e lartë, me një mesatare prej të paktën 87 për qind. Kjo vlen edhe për muajt e verës, qershor, korrik dhe gusht, kur faturat zakonisht llogariten në mënyrë paushalle.

Qytetarët mund të kontrollojnë në faturat e tyre nëse njehsori është lexuar. Shënimi O nënkupton se njehsori është lexuar, ndërsa shënimi M tregon se shuma është përcaktuar në mënyrë paushalle.

Nga fillimi i vitit, rreth 8.031 qytetarë kanë kërkuar korrigjimin e faturave dhe ankesat e tyre janë pranuar. Sipas statistikave, ankesat mujore përbëjnë rreth 0,13 për qind të numrit të përgjithshëm të konsumatorëve.

Ndërkohë, pritet që ky proces të përmirësohet më tej përmes vendosjes së njehsorëve të mençur (smart). Elektrodistribucioni tashmë ka përgatitur analizën teknike dhe ekonomike për përfitimet dhe kostot e këtij sistemi, e cila i është dorëzuar Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.

Vendimi për dinamikën e instalimit të njehsorëve të mençur pritet të merret nga Qeveria, pas rekomandimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Deri më tani, kompania ka investuar 45 milionë euro në instalimin e këtyre njehsorëve dhe 28,3 milionë euro të tjera në pajisje. Deri në fund të vitit 2030, janë planifikuar edhe 40 milionë euro investime në projekte të këtij lloji.

Njehsorët e mençur pritet të mundësojnë menaxhim më efikas të sistemit energjetik, shërbime më cilësore për konsumatorët dhe integrim më të madh të tregut vendor të energjisë elektrike me atë të Bashkimit Evropian./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit