Gjykata e Apelit në Shkup e ka liruar nga akuzat Bojan Jovanovskin – Boki 13, në rastin “Lidhja Ndërkombëtare”. Me këtë vendim, është ndryshuar aktgjykimi i shkallës së parë, i cili në tetor të vitit 2025 e dënoi atë me pesë vjet burg për mashtrim dhe pastrim parash. Lajmin e bëri të ditur avokati i tij, Sashko Dukovski, i cili publikoi se vendim lirues kanë marrë edhe të akuzuarit e tjerë në këtë rast.
Ky është zhvillimi i fundit në një proces gjyqësor që nisi për keqpërdorime të dyshuara financiare përmes organizatës joqeveritare “Lidhja Ndërkombëtare”. Sipas aktakuzës, biznesmenëve u ishin marrë para me premtimin për realizimin e projekteve sociale dhe ndërtimin e shtëpive për të moshuar.








