Mbi 14 mijë vizitorë në muzeun e Onufrit gjatë muajit gusht

Advertisement

Tiranë, 3 shtator, Zhurnal.mk – Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri” mbetet një prej destinacioneve më të vizituara të qytetit të Beratit.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, njëherësh drejtues politik i PS për qarkun Berat, u shpreh sot se “vetëm gjatë muajit Gusht, rreth 14 mijë vizitorë vizituan këtë thesar të trashëgimisë sonë kulturore, 4 mijë më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar”.

Demo e cilësoi këtë një tjetër tregues të fortë të rritjes së interesit për trashëgiminë kulturore dhe historinë e Beratit, duke e konsoliduar qytetin gjithnjë e më shumë si një nga destinacionet kryesore turistike të Shqipërisë.

Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat administron Muzeun “Onufri”, si edhe muzeun Etnografik, të cilët mbledhin, ruajnë dhe promovojnë koleksione me vlerë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të qytetit të Beratit dhe zonës përreth.

Berati, i njohur për vlerat e jashtëzakonshme historike dhe kulturore, e ka kthyer muzeun “Onufri” në një prej pikave më të rëndësishme të itinerarit të vizitorëve në qytetin muze, duke dëshmuar se trashëgimia historike e vendit është një pasuri që ruhet dhe përcillet brez pas brezi. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit