26.8 C
Skopje
Tuesday, May 21, 2024

MASH: Në muajin nëntor do të shpallet Konkursi për bursat për nxënësit e profesioneve shëndetësore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës muajin e ardhshëm do të Shpallë Konkurs për ndarjen e 600 bursave për nxënësit të cilët do të regjistrohen në shkollat e mesme publike në vend, edhe atë në paralele duale në profesionet shëndetësore, ku mësimi praktik realizohet me numër të shtuar të orëve.

Nxënësit e regjistruar në profesionet shëndetësore këtë vit nuk mund të aplikojnë në konkursin për ndarjen e 1500 bursave për nxënësit e regjistruar në paralelet duale. MASH vendosi t’i ndajë, gjegjësisht të shpallë konkurs të veçantë për bursa, dhe qëllimi është për të gjithë nxënësit që janë pjesë e paraleleve duale, për t’iu dalur në ndihmë dhe për t’i mbështetur financiarisht për shkak se kanë zgjedhur profesione të deficitare.

Ka filluar procedura për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për realizimin dhe zhvillimin e veprimtarisë në standardin për nxënës për vitin 2023. Pas shpalljes së konkursit, aplikimi do të realizohet në mënyrë elektronike, përmes portalit www.e-uslugi.mon.gov.mk. Ata që do të marrin, bursa do të paguhen për të gjithë vitin shkollor 2023-2024.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit