Marta Kos: Vizioni im është që një ditë i gjithë Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e Evropës sonë

Advertisement

“Sot jemi këtu për të punuar për lidhje më të mira për njerëzit e së nesërmes”, tha komisarja evropiane për zgjerim Marta Kos pas mbërritjes së saj në Konferencën Ndërkombëtare Ministrore për Korridorin 8 në Sofje.

“Bullgaria është porta drejt Evropës për rajonin e Detit të Zi, si dhe për Turqinë, ndërsa Ballkani Perëndimor luan një rol shumë të rëndësishëm në lidhje”, tha Kos. Ajo theksoi se në rajon po zbatohen mbi 130 projekte, duke përfshirë ndërtimin e rrugëve dhe hekurudhave të reja dhe përmirësimin e kalimeve kufitare.

“Por vizioni im si komisare  për zgjerimin shkon shumë më tej. Vizioni im është që një ditë i gjithë Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e Evropës sonë”, tha komisarja evropiane.

Sipas fjalëve të saj, atëherë kalimet kufitare dhe lidhjet e transportit për të cilat flitet sot nuk do të kenë më të njëjtin kuptim, “sepse ne do të jemi një Evropë e vetme”.

“Një Evropë që punon së bashku – ky është vizioni drejt të cilit po punojmë në Bruksel, këtu në Sofje, në Ballkanin Perëndimor dhe, sigurisht, në vendet anëtare”, shtoi Kos.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit