Qeveria hap rrugën për kthimin e Liqenit të Treskës në pronësi të Komunës së Sarajit

Advertisement

Liqeni i Treskës mund të marrë një drejtim të ri zhvillimor. Qeveria ka miratuar anulimin e vendimit për themelimin e Zonës Zhvillimore Turistike “Saraj – Liqeni i Treskës”, duke hapur rrugën për kthimin e tij në tërësi në pronësi të Komunës së Sarajit përcjell Ora24

Vendimin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Muhamed Elmazi, përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai ka theksuar se ky hap largon një pengesë administrative që për vite me radhë ka pamundësuar zgjidhjen e çështjes së liqenit.

Elmazi e ka cilësuar vendimin si një mundësi të re për zhvillimin turistik të kësaj hapësire dhe vënien e saj në funksion të qytetarëve të Sarajit./Ora24

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit