Maqedonia e Veriut dhe CEB forcojnë bashkëpunimin, 24.1 milionë euro për shkollat dhe sallat sportive

Advertisement

Banka e Zhvillimit pranë Këshillit të Evropës (CEB) vazhdon të jetë një nga partnerët kryesorë të vendit në financimin e projekteve në arsim, infrastrukturë sociale dhe mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla.

Kjo u konfirmua në takimin e ministres së Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, me zëvendësguvernatorin e CEB-it, Tomas Boçek, ku u diskutua për realizimin e projekteve aktuale dhe planet për bashkëpunimin e ardhshëm.

Sipas Ministrisë së Financave, CEB-i deri më tani ka miratuar kredi për 10 projekte në sektorin publik, me vlerë të përgjithshme prej 314 milionë eurosh, ndërsa ka ofruar edhe grante për investime dhe asistencë teknike.

Në kuadër të projekteve të reja, është paraparë financim shtesë prej 24.1 milionë eurosh për ndërtimin, mbikëqyrjen dhe pajisjen e 30 sallave sportive në shkollat fillore, si dhe për rikonstruksionin e shkollave fillore dhe të mesme.

Kjo mbështetje vjen pas një projekti të mëparshëm, përmes të cilit janë ndërtuar dhe pajisur 70 objekte sportive në shkollat fillore dhe janë rikonstruktuar 90 shkolla fillore dhe të mesme.

Bashkëpunimi përfshin gjithashtu një linjë kredie prej 50 milionë eurosh për krijimin e vendeve të reja të punës në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, e cila realizohet përmes Bankës Zhvillimore.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit