Gruaja 60-vjeçare denoncon sulmin në Gostivar, akuzon kunatin për dhunë

Advertisement

Një rast i dhunës është raportuar në Gostivar, ku një grua 60-vjeçare ka denoncuar se është sulmuar fizikisht së bashku me bashkëshortin e saj.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 16 shtator, rreth orës 16:00, ndërsa gruaja ka akuzuar kunatin e saj, R.M., për sulmin.

Policia ka njoftuar se po ndërmerren masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit