7.8 C
Skopje
Tuesday, December 10, 2024

Makron: Vuçiq t’i dënojë sulmet e 24 shtatorit në Banjskë

Presidenti francez Makron, në konferencën e përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama tha se pret nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq që të jetë më i përgjegjshëm në raport me situatën e krijuar pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë dhe t’i dënojë prerazi sulmet.

“Franca e Gjermania kanë bërë një propozim udhërrëfyes, që mendoj se është i fortë dhe i mirë dhe presim të respektohet nga të dyja palët. Është përgjegjësi e Vuçiqit t’i dënojë prerazi sulmet e 24 shtatorit, sepse kontribuon në kthimin e qetësisë në kufi. Dhe, në etapat e ardhshme ajo që presim nga autoritetet, nga të dyja palët është e thjeshtë: Riorganizimi i zgjedhjeve në komunat e banuara me shumicë serbe, pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje e institucione, krijimi i asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare, kësaj radhe totalisht”, u shpreh Emanuel Makron, President i Francës.

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se shqiptarët në rajon janë në ditët e tyre më të mira, porse Kosova e ka futur veten në një, siç është shprehur ai, kurth.

“Shqiptarët në rajon janë në ditët e tyre më të mira. Kosova është futur vetë në një kurth që ia ka bërë vetes. Do të ishte dramatike të humbiste të drejtën për të hyrë në BE. Të dyja palët kanë një plan, ai franko-gjerman, që është [gjëja] më e mira që mund t’i ndodhë Kosovës”, tha Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha se hetimet e deritanishme të kryera nga autoritetet vendore, të mbështetura nga partnerët ndërkombëtarë “kanë dëshmuar se Serbia qëndron” pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Ajo kërkoi që Komisioni Evropian të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj Serbisë.

“Ne jemi duke propozuar masa, deri tani një numër i shteteve anëtare kanë dhënë sinjale pozitive që janë duke shqyrtuar një gjë të tillë. Disa janë shumë më insistuese në këtë punë se sa të tjerët. Por është me rëndësi që Komisioni Evropian të dalë me propozim konkret sa i përket këtyre masave dhe me gjitha këto argumente që ata i kanë para tyre, do të ishte vërtetë dëm i madh për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe dëm i madh edhe për vet procesin e dialogut, në qoftë se nuk ndërmerr asnjë masë në raport me Serbinë”, nënvizoi Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës.

Komisioni Evropian, tha Osmani, ka të drejtë dhe kompetenca që të prezantojë masa politike dhe financiare, që nuk kërkon miratim të Këshillit. Në BE kanë thënë se po presin përfundimin e hetimeve të autoriteteve kosovare për ngjarjet në Banjskë dhe më pas do të mund të ndërmerren masa dhe hapa të rinj. Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe sigurinë, Peter Stano, konfirmoi se përfaqësuesi i posaçëm i bllokut për dialogun, Miroslav Lajçak, i shoqëruar nga këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, udhëton të shtunën drejt Kosovës e Serbisë. Ata do takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit