Aleksandar Vuçiq, bartës i listës „Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar“, deklaroi sot se thelbi i „Listës Studentore“, sipas tij, është „shfuqizimi i të gjitha vlerave tradicionale të Serbisë“, duke shtuar se tashmë askush në Serbi nuk është i sigurt.
Sipas tij, përfaqësuesit e „Listës Studentore“ dëshirojnë të ndryshojnë kalendarin, përkatësisht që në vend të kalendarit Julian të miratohet ai Gregorian.
Ai gjithashtu pretendoi se disa anëtarë të kësaj liste, konkretisht Radomir Sajiçiq, kanë folur për ndryshimin e peshkopëve, ndërsa Jovo Bakiq e ka quajtur patriarkun Porfirije me nofkën „Profiterije“.








