8.8 C
Skopje
Monday, December 2, 2024

Rama: Kosova është futur në kurthin që ia ka bërë vetes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë për media me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ka folur edhe për Kosovën e Serbinë, ku ka thënë se palët nuk duhet të fokusohen se çfarë po fitojnë por çfarë do të humbasin.

Më tej ai ka thënë se Kosova ka rënë në kurthin të cilin sipas tij  e ka krijuar vetë.

“Një fjalë të thënë nga kryeministri i Holandës drejtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe kryeministres se Serbisë Ana Bernabiqit, ‘mos harroni kurrë që një kompromis më shumë se çfarë do të fitosh është çfarë nuk duhet të humbasësh”, ka treguar Rama.

“Sot Kosova është futur vetë në një kurth që ja ka bërë vetës, por s’ka qenë kurrë më mirë do të ishte dramatike që të humbiste liberalizimin e vizave”, ka thënë Rama.

Rama ka përfunduar duke thënë se plani franko-gjerman është gjeja me mirë që palët kanë në tavolinë.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit