13.8 C
Skopje
Wednesday, April 24, 2024

Majtisti Apasiev: Ditën e parë në pushtet do të arrestojmë 100 veta dhe do ta anulojmë Marrëveshjen e Prespës

“Ditën e parë në pushtet arrestojmë 100 persona dhe e anulojmë Marrëveshjen e Prespës”, theksoi lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev për portalin Infomax.

“Politika ekonomike do të jetë socializëm sipas shembullit të Kinës, por me karakteristika maqedonase. Kjo do të thotë se në çdo degë të industrisë duhet të ketë një ent shtetëror. Në politikën e jashtme do të luajmë me të gjithë, jo, nuk po shkoj në Pekin, për hir të Maqedonisë, por do të shkojmë në Uashington, Pekin, Shën Petersburg dhe Republikën e Afrikës së Jugut. Ne luajmë me të gjithë, përfshirë Amerikën”, theksoi ai.

Sipas tij, Marrëveshja e Prespës anulohet në një ditë, duhet vetëm pushtet, duhet një germë, si Turqia që e ndërroi emrin me një letër.

Ai thotë se Marrëveshja bullgare është edhe më e lehtë për t’u ndërprerë.(INA)

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit