26.8 C
Skopje
Tuesday, May 21, 2024

Forumi Rinor i Besës: Pse Konvikti i Tetovës ende jofunksional, a mos përgatitet për kazino?

Forumi Rinor i Lëvizjes BESA: Pse Konvikti i Tetovës ende jofunksional, a mos përgatitet për kazino?

Ja konferenca e plotë:

Pushteti shkatërrimtar BDI – LSDM janë të gatshëm të investojnë në gjithçka që është anti qytetare, në dëm të rinisë dhe popullit shqiptarë.

Në arsimin fillor dhe të mesëm, po përfundon gjysmë vjetori i parë dhe fëmijët ende nuk kanë libra, zero investime në shkolla dhe në kabinete profesionale, si dhe kushte mizore.
Edhe më e keqe është gjendja në arsimin e lartë, sidomos në universitetet shqiptare. Si çdo projekt tjetër, edhe Konvikti studentor në Tetovë po premtohet me dekada. Por përfundimi dhe vendosja në funksion i këtij objekti vazhdon të mbetet premtim i rremë dhe një ëndërr e parealizuar për çdo student shqiptarë.
E derisa investimet në arsimi dhe në projekte për zhvillimin intelektuale të rinisë vazhdojnë të jenë zero denarë, investimi i vetëm kapital i Qeverisë së Ali Ahmetit është në kazino, bastore, dhe në realizimin e tenderëve për tu pasuruar familjarët dhe të afërmit e BDI-së dhe LSDM-së.
Andaj e pyesim Qeverinë e Ali Ahmetit, pse lënë rrugëve studentët shqiptarë dhe nuk e vendosin në funksion konviktin në Tetovë, vallë, a mos dëshirojnë që edhe këtë ta shndërrojnë në kazino, siç po shndërrojnë në objekte të kumarit restorantet e dasmave, duke u paguar nga buxheti i qytetarëve miliona euro qira?

Zvarritja e hapjes së konviktit nuk mund të ketë asnjë arsyetim tjetër, vetëm se pritjen e momentit që ky objekt të privatizohet dhe të përdoret për interesa të ndonjë funksionari të BDI-së, por ne si Rini e Lëvizjes BESA këtë gjë nuk do ta lejojmë, se ne jemi shkatërrimtarët krimit të pushtetit BDI-LSDM. Andaj kërkojmë që paratë e destinuara për investime në kumar të destinohen për funksionimin të konviktit dhe vendosjen e studentëve në të.
Forumi rinor i Lëvizjes BESA – Tetovë

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit