LSDM-ja ka reaguar lidhur me procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së vendeve kandidate në mekanizmat evropianë për luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Nga partia thonë se vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të duhet të përfshihen në rrjetin e Prokurorisë Publike Evropiane, të udhëhequr nga kryeprokurorja evropiane Laura Kövesi.
Sipas LSDM-së, ky mekanizëm do të mundësonte bashkëpunim më të madh në hetimin e rasteve të krimit dhe korrupsionit që lidhen me interesat financiare të Bashkimit Evropian.
LSDM-ja vlerëson se Maqedonia e Veriut duhet të avancojë në përmbushjen e reformave dhe standardeve në fushën e sundimit të ligjit, në mënyrë që të përparojë në procesin e integrimit evropian.
“Ky është një nga standardet që duhet të përmbushen në rrugën drejt BE-së”, deklaroi Bogdanka Kuzeska nga LSDM-ja.
Ajo gjithashtu krahasoi procesin e Maqedonisë së Veriut me atë të vendeve të tjera kandidate, duke përmendur Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën.
Nga LSDM-ja kërkojnë që institucionet të vazhdojnë me reformat në drejtësi dhe forcimin e mekanizmave për luftimin e korrupsionit, duke e konsideruar këtë të rëndësishme për avancimin e vendit drejt anëtarësimit në BE.






