LSDM: Ashtu siç e shfuqizoi qeverinë teknike, le ta miratojë Mickoski edhe Kodin Zgjedhor

LSDM-ja akuzoi kryeministrin Hristijan Mickoski se kishte krijuar një alibi për dështimin në qershor.

-Kjo është një gënjeshtër klasike nga Mickoski. VMRO-OKG ka shumicën absolute në Parlament.  Ashtu siç e shfuqizuan qeverinë teknike pa asnjë votë nga LSDM-ja, ata mund ta miratojnë edhe Kodin Zgjedhor. Nuk u duhet LSDM-ja për ligje – u duhet një justifikim kur dështojnë. Mickoski premtoi me pompozitet se “së shpejti do të vijnë lajme nga Brukseli se jemi krah për krah me Malin e Zi”. Tani ai po përgatit paraprakisht një alibi pse kjo nuk do të ndodhë – thonë LSDM-ja.

Sipas partisë opozitare, në qershor, Mickoski nuk do t’i përfshijë pakicat në Kushtetutë, nuk do t’i mbyllë 8 pikat e hapura të reformës dhe nuk do t’i zgjidhë problemet që ai vetë krijoi: krimin, korrupsionin, kontrollin mbi gjyqësorin dhe prokurorinë, 40% të medias pjesë e rrjetit të Orbanit.

-Mickoski tani po përgatit një gënjeshtër të re – se LSDM është fajtore për dështimin e tij. Ai nuk do të na përfshijë në gënjeshtrat e tij. Qytetarët e shohin qartë: i vetmi që po e bllokon Maqedoninë drejt Evropës është pikërisht ai – Mickoski dhe organizata e tij kriminale – thonë LSDM.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit