Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit shkurt u prodhua 583 152 MWh energji elektrike, ashtu që më së shumti energji u prodhuar te hidrocentralet dhe termocentralet, përkundër se kemi përgjysmim, transmeton Portalb.mk.
Te termocentralet u prodhua 166 976 MWh energji elektrike, apo 43.4 përqind më pak sesa shkurti i kaluar, ndërsa te hidrocentralet u prodhua 178 448 MWh energji elektrike, apo 102.4 përqind më shumë sesa shkurti i kaluar.
Rritje të prodhimit të energjisë elektrike kemi edhe te panelet solare (6.3 përqind) dhe turbinat e erës (70.5 përqind), krahasuar me shkurtin e kaluar.
Në përgjithësi, Maqedonia e Veriut në shkurt të vitit të kaluar ka prodhuar 6.7 përqind më pak energji elektrike se shkurti i kaluar dhe 10.9 përqind më pak se në janarin e këtij viti.
Importi i energjisë elektrike ka shënuar ulje për 25 përiqnd, ndërsa eksporti ulje për 56 përqind. Në këtë periudhë edhe konsumi i energjisë ka shënuar ulje për 10.2 përqind.





