Kodi zgjedhor, Mickoski: Nuk mund ta miratojmë pa LSDM

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron se Kodi zgjedhor nuk mund të miratohet pa konsensus me LSDM. Ai thotë se LSDM ka braktisur grupin e punës për këtë ligj kyç dhe se pa rikthimin e tyre, procesi mbetet i bllokuar në Kuvend.
“E dini që kodi zgjedhor miratohet me konsensus. LSDM e braktisi punën e grupit të punës për kodin zgjedhor dhe përderisa mbetet ky vendim, ne kodin zgjedhor nuk mund ta miratojmë, pasi që ky është një nga ligjet I cili është në grupin për të cilin nevojitet konsensus në kuadër të kuvendit.”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit