Ljupço Pecov dënohet me dy vite burg me kusht dhe 8 mijë euro gjobë

Advertisement

Ljupço Pecov është dënuar me dy vite burg me kusht, pasi ka pranuar fajësinë për veprën për të cilën akuzohej.

Gjykata Penale ka njoftuar se vendimi është bërë i plotfuqishëm më 21 shtator 2026, pasi palët nuk kanë paraqitur ankesë. Aktgjykimi është shpallur më 24 gusht, në bazë të pranimit të fajësisë nga i akuzuari.

Sipas vendimit, Pecov nuk do ta vuajë dënimin prej dy vitesh burg nëse brenda pesë viteve nuk kryen vepër të re penale. Përveç dënimit me kusht, ai është dënuar edhe me 8 mijë euro gjobë.

Gjykata i ka shqiptuar gjithashtu ndalesë pesëvjeçare për marrjen e lejeve, licencave dhe koncesioneve të përcaktuara me ligj, pjesëmarrjen në procedura të tenderimit publik dhe themelimin e subjekteve të reja juridike.

Pecov është i njohur për opinionin edhe për dëshminë e tij në një rast ryshfeti, i cili lidhej me arrestimin e ish-prokurorit të shtetit Fehmi Stafa dhe gjyqtarit Gjoko Ristov.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit