Gashi takohet me delegacionin francez, në fokus rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së

Advertisement

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, zhvilloi sot takim me një delegacion të Senatit të Francës, të kryesuar nga senatorja dhe kryetarja e Grupit të Miqësisë Francë–Ballkani Perëndimor, Marta de Sidrak.

Gjatë takimit, Gashi falënderoi senatorët francezë për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe për mbështetjen e Francës në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Në takim u diskutua edhe për reformat që duhet të zbatojë vendi dhe për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Gashi theksoi se integrimi evropian mbetet prioritet strategjik dhe se vendi është i përkushtuar për vazhdimin e reformave dhe përmbushjen e agjendës evropiane.

Ai vuri në dukje nevojën për më shumë parashikueshmëri në procesin e zgjerimit të BE-së, duke theksuar se rruga e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit ka zgjatur shumë dhe është shoqëruar me sfida të shumta.

Delegacioni francez shprehu kënaqësi për takimin dhe shkëmbimin e mendimeve, duke u interesuar për reformat e ndërmarra nga vendi dhe sfidat me të cilat përballet në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit