Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë marrë pjesë në votimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, në lexim të parë.
Votimi u zhvillua në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ndërsa Projektligji kaloi në lexim të parë me 91 vota për, transmeton Klankosova.tv.
Para votimit, shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushtaku, bëri të ditur se subjekti politik që ajo përfaqëson nuk e mbështet këtë nismë për ndryshimin e Ligjit për Specialen.
Pavarësisht qëndrimit të LDK-së, Projektligji mori mbështetjen e shumicës së deputetëve të pranishëm në sallë.






