Lamallari nga Himara: Zero tolerancë ndaj shkeljeve, siguria e turistëve prioritet

Advertisement

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, kanë zhvilluar një inspektim në Himarë për të parë masat e ndërmarra për garantimin e sigurisë gjatë sezonit turistik.

Gjatë vizitës u theksua rëndësia e koordinimit me pushtetin vendor për ruajtjen e rendit publik, reagimin e shpejtë në raste emergjente dhe ofrimin e shërbimeve sa më efikase për pushuesit vendas dhe të huaj.

“Siguria nuk është vetëm një detyrim i shtetit, por një premtim për çdo qytetar dhe çdo vizitor që zgjedh Shqipërinë”, deklaroi ministri Lamallari.

Sipas Ministrisë së Brendshme, strukturat përgjegjëse po bashkëpunojnë për të siguruar standarde të larta të sigurisë gjatë sezonit veror dhe për t’iu përgjigjur çdo situate të mundshme.

Lamallari bëri të ditur se do të ketë qasje të rreptë ndaj çdo shkeljeje që mund të cenojë sigurinë e qytetarëve dhe vizitorëve apo të dëmtojë imazhin e vendit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit