Një 16-vjeçar nga Berova ka pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku të ndodhur në rrugën lokale Berovë–Ablanicë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas njoftimit, aksidenti ka ndodhur më 5 gusht rreth orës 17:20, ku janë përfshirë një motoçikletë “Hamachi” pa targa regjistrimi, e drejtuar nga i mituri, dhe një automjet “BMW” me targa britanike, i drejtuar nga I.S. (47) nga Shkupi.
Nga përplasja, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm në Koçan.
Për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Koçan, ndërsa ekipet hetimore të Sektorit për Punë të Brendshme në Berovë kanë kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes.






