Kushtrim Ahmeti rektor i ri i Universitetit të Tetovës

Kushtrim Ahmeti ka fituar garën për Rektor të Universitetit të Tetovës, raporton SHENJA.
Sipas të dhënave, ai ka fituar 198 vota, ose 59,46%, duke siguruar kështu fitoren, kundrejt dy kandidatëve tjerë, Fehari Ramadanit i cila ka patur 118 vota, ose 35,44% dhe Rektorit aktual, Jusuf Zejneli, i cili ka marrë 17 vota, ose 5%.Në programin e tij, Ahmeti, ka premtuar se do të angazhohet për një Universitet më të fort, më të hapur, më të organizuar dhe më konkurrues.
Korniza Programore e Kushtrim Ahmetit përbëhet nga gjashtë pika kryesore, duke përfshirë: Veprimtari arsimore dhe sigurimi i cilësisë, kërkimi shkencor, veprimtaria aplikative dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, mbështetja e studentëve dhe avancimi i standardit studentor, infrastruktura dhe digjitalizimi, qeverisja, financimi dhe menaxhimi i qëndrueshëm dhe angazhimi me komunitetin dhe përgjegjësia sociale.

Ai ka deklaruar se qëllimi është ndërtimi i një universiteti i bazuar në dije.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit