Kurti takon Hofreiterin, kërkon mbështetjen e Gjermanisë për statusin kandidat të Kosovës në BE

Advertisement

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Anton Hofreiterin, kryetar i Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian në Bundestagun gjerman.

Gjatë takimit, Kurti dhe Hofreiteri diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, procesin e integrimit evropian, çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimin rajonal.

Kurti falënderoi Hofreiterin për vizitën dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit me Bundestagun gjerman.

Sipas njoftimit, Kurti kërkoi mbështetjen e Gjermanisë që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka shënuar përparim në demokraci, sundimin e ligjit, siguri dhe ekonomi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit