Kapet i riu nga Tetova, kërkohej për vuajtje të dënimit me burg

Advertisement

Policia në Tetovë ka arrestuar një 26-vjeçar, i cili kërkohej me urdhër gjyqësor për vuajtjen e një dënimi me burg.

Ngjarja ka ndodhur më 1 tetor rreth orës 17:15, në rrugën “Jasht Vardarit” në Tetovë, ku zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar A.V. (26) nga Tetova.

Ai kërkohej për vuajtjen e dënimit për një vepër penale sipas nenit 297 të Kodit Penal.

Pas arrestimit, 26-vjeçari është dërguar në Burgun e Tetovës për vuajtjen e dënimit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit