Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili po qëndron në Tivat në kuadër të Samitit BE–Ballkani Perëndimor, ka tërhequr vëmendjen e mediave jo vetëm për zhvillimet politike në Shqipëri, por edhe për një deklaratë me nota humori lidhur me anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.
I pyetur nga gazetarët se kur Shqipëria do të bëhet pjesë e BE-së, Rama dha një përgjigje thumbuese:
“Janë tri gjëra që nuk mund t’i parashikoni: Zotin, seksin dhe BE-në”, tha ai.





