Gashi në Strugë takohet me Qyrën – Diskutohet hapja e zyrës së deputetëve për qytetarët e rajonit

Në Strugë është zhvilluar një takim mes Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, dhe Kryetarit të Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ku është diskutuar për afrim më të madh të institucioneve me qytetarët.
Në fokus të bisedës ka qenë iniciativa për hapjen e një zyre të deputetëve në Strugë, e cila do t’u mundësonte qytetarëve të rajonit qasje më të lehtë dhe direkte me përfaqësuesit e tyre në Kuvend.
Sipas kësaj nisme, qytetarët nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë deri në Shkup për të adresuar shqetësimet apo kërkesat e tyre, por do të kenë një pikë kontakti më afër vendbanimit të tyre.
Në takim është theksuar rëndësia e bashkëpunimit institucional dhe përmirësimit të komunikimit mes Kuvendit dhe qytetarëve, me synim rritjen e efikasitetit dhe transparencës në shërbim të publikut.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit