17.8 C
Skopje
Sunday, May 19, 2024

Kupchan: Nacionalizmi serb kërcënim për Kosovën dhe Bosnjën

Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara në administratat e Bill Clinton dhe Barack Obama, Charles Kupchan, ka deklaruar mes tjerash se nacionalizmi serb paraqet rrezik serioz për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Situata politike mbetet veçanërisht e brishtë në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku Presidenti i entitetit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, po kërkon shkëputjen nga Bosnja në mënyrë që të bashkohet me Serbinë.

Këto zhvillime politike në Bosnjë e Hercegovinë po i sheh si dramatike, profesori nga Georgetown Univeristy, Charles Kupchan.

Sipas tij, nuk është vetëm Bosnja që po rrezikohet nga nacionalizmi serb, por edhe Kosova.

“Padyshim që nacionalizmi serb ka qenë dhe vazhdon të jetë një kërcënim për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pikërisht nacionalizmi serb në krye me Slobodan Millosheviqin i vuri flakën rajonit të Ballkanit gjatë viteve të 90-ta. Edhe tani e kemi një situatë të rrezikshme ne rajon, ku Presidenti i entitetit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, po luan rrezikshëm me karta nacionaliste. Ai konsideron se Republika Serbe duhet të jetë e pavarur në të ardhmen dhe se ai duhet të jetë presidenti i saj. Por dua ta them edhe një gjë, nacionalizmi serb nuk përbën shqetësim të madh vetëm për Bosnjën por edhe për Kosovën”, ka thënë ai për tëvë1.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit