Kujdes nga mashtrimi me SMS: Gjoba të rreme prej 20 mijë denarësh për parkim!

Advertisement

Ndërmarrja Publike “Parkingjet e Komunës Qendër” në Shkup paralajmëron qytetarët për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave mashtruesit tentojnë të përfitojnë para dhe të dhëna personale.

Në mesazhe pretendohet se qytetarët kanë detyrime të papaguara për parkim, ndërsa kërcënohen me gjoba prej të paktën 20 mijë denarësh dhe pezullim të regjistrimit të automjetit.

 

Ndërmarrja mohon kategorikisht se qëndron pas këtyre mesazheve dhe apelon që qytetarët të mos hapin lidhjet elektronike, të mos japin të dhëna personale apo bankare dhe të mos kryejnë pagesa.

 

Ata që tashmë kanë rënë viktimë e mashtrimit duhet të kontaktojnë menjëherë bankën dhe ta denoncojnë rastin në polici.

 

Për verifikimin e detyrimeve të parkimit, qytetarët duhet të përdorin vetëm faqen zyrtare www.poc.mk.

www.poc.mk

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit