1.8 C
Skopje

Kryevepra e gjetur e varur në kuzhinën e një gruaje franceze niset drejt Luvrit (VIDEO)

Një kryevepër e humbur prej kohësh që daton nga viti 1280 është nisur për në muzeun Luvër pasi u gjet e varur në kuzhinën e një gjyshe franceze.

“Christ Mocked”, një pikturë nga artisti Cimabue, i njohur ndryshe si Cenni di Pepo, u rizbulua në vitin 2019, kur një grua e moshuar nga qyteti Compiegne vendosi ta vlerësonte atë.

Piktura kishte vite që qëndronte e varur në kuzhinën e saj.

Vepra e artit u hodh në ankand për rreth 26.8 milionë dollarë, por qeveria franceze e ndaloi atë të eksportohej, duke e shpallur atë si një “thesar kombëtar”.

Rima Abdul Malak, ministrja franceze e kulturës dhe Laurence des Cars, presidente dhe drejtore e Muzeut të Luvrit, thanë se piktura tani do të ketë një shtëpi të re si pjesë e një ekspozite në muzeun e famshëm të Parisit.

Dyshja njoftoi se qeveria franceze e kishte blerë pikturën nga fituesi i ankandit.

“Christ Mocked” dhe një tjetër pikturë e Cimabue, e titulluar “Maestà”, do të shfaqen në Luvër në një ekspozitë që do të hapet më 2025.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit