10.8 C
Skopje
Monday, May 6, 2024

Kryetarja e Gjykatës Supreme Besa Ademi fitoi edhe një betejë kundër atyre që duan kthimin e Gruevskit! Lufta vazhdon!

Gjykata Supreme e hodhi poshtë si të pabazuar kërkesën për rishikim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore Penale Shkup për rastin “Parcelat në Vodno”, të parashtruar nga ish-kryeministri i dënuar Nikolla Gruevski. Këshilli për vepra penale pranë Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në seancën e mbajtur më 20.12.2023 vendosi për kërkesën e parashtruar për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të plotfuqishëm në lëndën KVP-KOK2-nr.16/ 23, e njohur në opinion si “Parcelat në Vodno”.

Këshilli për vepra penale në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi aktgjykim me të cilin kërkesa e të dënuarit N.G. për shqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore Penale Shkup KOK nr. 63/21 të datës 21.04.2022 dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit Shkup KOKZH nr. 127/22 të datës 14.02.2023, e refuzoi si të pabazuar, theksohet në kumtesën e Gjykatës Supreme. Gruevski për “Parcelat në Vodno” u dënua fillimisht me shtatë vjet burg, ndërsa këtë vit Apeli e ndryshoi aktgjykimin dhe ia rriti dënimin në nëntë vjet burg.

Gruevski mbeti edhe pa parcela edhe pa abolicion?

Nikolla Gruevski në vitin 2018, pas shpalljes së dënimit me burg për rastin “Tanku”, u arratis në Hungari, ku mori azil. Autoritetet maqedonase kanë lëshuar një fletarrest ndërkombëtar për të. Në opinion është folur gjer e gjatë, zyrtarisht e jozyrtarisht, për presione që i janë bë kryetares së Gjykatës Supreme Besa Ademi, për të krijuar hapësirë për shfuqizim të veprave kundër ish kryeministrit Nikolla Gruevski me qëllim që ai të kthehet nga Budapesti në Shkup. Sipas informacioneve mediatike, Ademit i është bë presion të pranojë abolimin e shpallur nga ish presidenti Gjorge Ivanov për shumë figura politike, në mesin e të cilëve edhe për ish kryeministrin Nikolla Gruevski. Për këto presione ka folur edhe vetë gjykatësja Ademi më 28 Nëntor, duke thënë se kërcënimi politik për shkarkimin e gjyqtarëve suprem është i pranishëm, por nuk ka arsye për të ringjallur abolimin e Gruevski, shkruan Zhurnal.

“Përzierja e politikës në gjyqësi në shtetin tonë është e dukuri e pranishme dhe kjo tashmë është notuar si problem i cili e çrregullon pavarësinë e saj. është fakt se nuk respektohet parimi kushtetues i ndarjes së pushtetit. Ekzistojnë situata të tentimeve për përzierje të drejtpërdrejtë të politikës dhe të autoriteteve të tjera, për shkak të realizimit të agjendave të cilat nuk janë në korelacion të sundimit të së drejtës dhe të kompetencave të pushtetit gjyqësor. Por, ne si Gjykatë supreme dhe si gjykatë më e lartë në shtet nuk lejojmë dhe nuk guxojmë të lejojmë përmes tentimeve të tilla të çrregullohet pavarësia e gjyqësisë dhe me të të rrënohet imazhi i saj, përkatësisht imazhi dhe autoriteti i Gjykatës supreme”, pat deklaruar kryetarja e Gjykatës supreme, Besa Ademi.
Pas kësaj presioni ndaj Ademit vazhdoi edhe përmes disa mediumeve, të cilat deshtën ta krahasojnë atë me ish kryetaren e PSP-së, Katica Janeva. Mirëpo të gjitha këto presione si duket kanë dështuar e për këtë flet edhe refuzimi i Gjykatëts Supreme të ankesës së Gruevskit për “Parcelat në Vodno”.

Si do të përgjigjet Gruevski?

Presioni politik i bërë për amnistimin e Gruevskit përmes Gjykatës Supreme, gjithsesi se është një hap mjaft negativ për strukturat që bënin këtë presion, aq më tepër kur dolën shumë informacione se prej ku ka ardhur presioni. Parashtrohet pyetja se pse këto struktura politike morën hapin të bëjnë presion ndaj gjyatëses Ademi për të “amnistuar” Gruevskin, duke e ditur se për një presion të tillë do të mer vesh edhe opinioni por edhe faktori ndërkombëtar, siç edhe ndodhi? Me siguri nuk e kanë bë nga qejfi, por kanë ndonjë presion nga ish kryemistri Gruevski, ndonjë borxh ndaj tij, apo, mos dhashtë Zoti, mund edhe të jenë të santazhuar prej tij. Prandaj parashtrohet pyetja se si do të reagojë Gruevski tani, kur pas vendimit për “Parcelat në Vodno” e ka të qartë se vështirë mund të shpresojë që Gjykata Supreme do t’ia mundësojë kthiminin në Maqedoninë e Veriut, dhe se ka dështuar premtimi i atyre që i kanë thënë se deri në fund të vitit do t’ia shtrojnë “tepikun e kuq” për kthim nga Budapesti në Shkup?

Athua do të ketë durim të presë edhe më tepër, apo do e humb durimin dhe besimin tek politiknët që i knë premtuar amnisti? A mundet në atë rast të nxjerrë “arsenalin” që e posedon dhe t’i godasë ata që i kanë dhënë premtime të rrejshme, duke pasur parasysh se gjatë kohë ka qenë kryeministër edhe atë në kohëra mjaft turbulente për vendin. Ndoshta do të jemi dëshmitarë të ndonjë përplasje mes tyre dhe Gruevskit, pasi nuk kanë arritur ta mbajnë fjalën që ia kanë dhënë. Sidoqoftë do të jetë interesante në periudhën e ardhshme, sepse strukturat që i kanë premtuar Gruevskit kthim në Maqedoni deri në fund të vitit, ndoshta do të bëjnë tentime të reja për presione ndaj Gjykatës Supreme?

Nuk do e kenë lehtë, sepse Gjykata Supreme gëzon mbështetje të madhe nga faktori vendor e ndërkombëtar, e në këtë kontekst konsiderohet edhe takimi që kryetarja e Gjykatës Supreme Besa Ademi me ambasadoren e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Angela Angeler. Takimi ndodhi më 25 tetor, atëherë kur flitej se presionet për pranimin e abolicionit për Gruevskin kanë arritur kulmin, shkruan Zhurnal. Në takimin ku morën pjesë edhe gjyqtarët e Gjykatës Supreme të RMV-së, u theksua se pavarësia e gjyqësorit është garancia më e fortë për sundimin e ligjit dhe se integriteti i gjyqtarëve është faktor kyç për realizimin e parimeve të një gjyqësori të pavarur.

Gjyqësori nuk duhet të jetë nën presionin e politikës dhe autoritetet e tjera nuk duhet të lejohen të ndërhyjnë në marrjen e vendimeve gjyqësore të cilat duhet të bazohen në ligje. Është e nevojshme të respektohet parimi kushtetues i ndarjes së pushteteve dhe që gjyqtarët të jenë të lirë nga çdo ndikim. Transparenca luan një rol thelbësor për pavarësinë e gjyqësorit si një nga faktorët më të rëndësishëm për perceptimin dhe besimin e publikut. Zbatimi i vazhdueshëm i standardeve evropiane dhe respektimi i vlerave ligjore është gjithashtu i një rëndësie të madhe.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit