Kroacia dhe Rumania japin viza pune për shoferët! Sali: Lehtësi për vozitësit e kamionëve dhe autobusëve

Për 13 mijë shoferët e kamionëve dhe të autobusëve, të cilët tranzitojnë në shtetet e BE, vendi ynë ka rënë në ujdi tu jepen viza afatgjate nga Kroacia dhe Rumania. Këtë e bëri të ditur Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali gjatë takimit me përfaqësuesit e Odës Ekonomike. Transportuesit e mallrave dhe të udhëtarëve drejt shteteve të BE-së nga 10 prilli u përballën me procedura të reja të hyrje-daljeve në zonën Shengen. Sistemi evidentimit elektronik në pikat kufitare EES nisi të bëjë vonesa për 6 shtetet e Ballkanit Perëndimorë pasi shoferëve iu duhej të vozisin jo më shumë se 90 ditë brenda 180 ditëve.

“Për arsye se kërkonim zgjidhje si të bëhet një hap konkret për interesin e transportuesve por edhe të qytetarëve, të cilët udhëtojnë në BE dhe mallrave që i tranzitojmë atje, shtete e afërta si Kroacia dhe Rumania janë pajtuar që këtyre kandidatëve, kërkuesve të vizave afatgjate të jepet vizë afatgjate për qëndrim në vendet e tyre, por natyrisht gjatë qasjes në shtete më të afërta hyrjeve edhe në BE”, tha Bekim Sali – zëvendëskryeministër i parë.

Ekspertja e ekonomisë dhe profesoresha universitare Nikica Mojsoska tha se ky është një lehtësim i madh në transportin e mallrave dhe shërbimeve, duke shpresuar që do të nxitë veprim edhe te vendet tjera që transportuesit tanë furnizohen më së tepërmi. Ajo tha se ekonomia vendit varet shumë nga importi dhe porositë që qeveria duhet të jetë më këmbëngulëse në respektimin e marrëveshjeve që janë firmosur por edhe të destinohen nga tregjet që janë duke u zhvilluar me hov të madh përtej BE-së.

“Gjithsesi do të jetë e dobishme edhe për ekonominë e vendit tonë, duke u zvogëluar shpenzimet e caktuara të transportit sepse firmat në muajt janar dhe shkurt e kishin patjetër të shfrytëzonin burime alternative për import, përkatësisht për transport të produkteve importuese që bënin shpenzime shtesë te ta. Megjithatë, shihet qartë që pa siguria gjeopolitike është e madhe dhe BE ka ndërmarrë masa që ndonjëherë kanë pasoja negative në Maqedoni dhe vendeve të rajonit, kështu që duhet të jemi të gatshëm për aksion edhe nga ana jonë”, u shpreh Nikica Mojsoska – Bllazhevki – drejtoreshë ekzekutive “Maqedonia 2025”.

Pas protestave të 26-29 janarit, kur u bllokuan pikat doganore, shoferët e kamionëve dhe autobusëve u njohën si profesion më vete nga autoritet e BE-së. Për këtë kategori profesionistësh EES-ja është prolonguar deri në shtator, thonë nga Ministria e Transportit, duke identifikuar shtetet e BE ku më së tepërmi udhëtojnë kamionët dhe autobusët tanë për të marr viza afatgjate pune. Autoritet bëjnë me dije që edhe me Gjermaninë janë në bisedime përmes Odës së investitorëve të huaj, dhe me Britaninë e Madhe kanë nisur bisedime të posaçme duke qenë se ishullorët më nuk janë pjesë e BE-së dhe zonës Shengen dhe kanë rregulla të tjera të vizave të punës për profesionistët e huaj.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit