Të gjitha mostrat e analizuara nga sistemi i furnizimit me ujë në Shkup kanë rezultuar të rregullta dhe në përputhje me standardet për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.
Kështu njoftoi Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, duke bërë të ditur se në kuadër të monitorimit të përditshëm janë marrë gjithsej 42 mostra nga pika të ndryshme të rrjetit të ujësjellësit në qytet.
Sipas njoftimit, katër prej mostrave janë marrë nga segmenti i puseve Nerez–Lepenec.
Nga ndërmarrja theksojnë se të gjitha mostrat i nënshtrohen analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike në laboratorët e akredituar të sektorit të Kontrollit Sanitar, në përputhje me Rregulloren për kërkesat e sigurisë dhe cilësisë së ujit të pijshëm.






