Bullgaria shton kontrollet kufitare për frutat dhe perimet nga Maqedonia e Veriut

Advertisement

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) ka njoftuar se, nga 3 gushti 2026, autoritetet bullgare kanë shtuar kontrollet zyrtare për importin e dërgesave me fruta dhe perime në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut.

Sipas AUV-së, masa zbatohet për dërgesat me origjinë nga vendet e treta, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, të cilat janë të destinuara për tregun bullgar.

“Operatorët që eksportojnë ose transportojnë këtë kategori produktesh drejt Republikës së Bullgarisë duhet t’i marrin parasysh kontrollet zyrtare të shtuara gjatë planifikimit dhe realizimit të dërgesave”, thuhet në njoftimin e AUV-së.

Nga Agjencia theksojnë se do të monitorojnë situatën dhe do t’i informojnë me kohë operatorët për çdo zhvillim të rëndësishëm, me qëllim që tregtia të zhvillohet pa pengesa dhe në përputhje me kërkesat ligjore.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit