15.8 C
Skopje
Saturday, May 25, 2024

Koncesioneri i rërës në Konjare të rikthejë tokë pjellore në afat prej 60 ditësh

Inspektorati i mjedisit mori vendim për pezullimin e gërmimeve në fshatin Konjare.

Nga inspektimi në terren janë konstatuar shkelje nga ana e koncesionerit i cili detyrohet që në afat prej 60 ditësh të kthejë në tokë pjellore fushën ku ka pasur më shumë dëm, shkruan Alsat.

“Zona koncesionare mbushet me ujë, në të dy rastet koncesionerët kanë nxjerrë rërë dhe zhavorr pa bërë rikultivim dhe janë formuar gropa me ujë të cilat janë të rrezikshme për jetën e qytetarëve dhe është konstatuar se nga shfrytëzimi i lëndës së parë minerale pas përfundimit të shfrytëzimit nuk është rregulluar, pra nuk është kryer rikultivim. Koncesionari ka shkelur nenin 83 të Ligjit për Burimet Minerale – Përmirësimi të mjedisit dhe heqja e pasojave”, tha Sreten Stojkovski – Drejtori i Inspektoratit të Mjedisit.

Vendimi i Inspektoratit të mjedisit vjen pas ankesave të shumta dhe protestave të banorëve të Konjares të cilët alarmonin për shkatërrimin e tokës bujqësore, ndotjen e ujit dhe ajrit nga gërmimet që bëheshin në afërsi të lumit Pçinja.

Banorët për Alsat kohë më parë treguan se si ishte kjo hapësirë përpara gërmimeve, ndërsa nënvizuan se tani është krijuar një liqe artificial që ka arritur rreth 100 metra afër shtëpive të banuara./ Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit