Një raport vjetor i publikuar nga Pentagoni zbulon se Kina ka zbuluar ndjeshëm arsenalin e saj bërthamor vetëm gjatë vitit të fundit.
Sipas këtij raporti, Pekini zyrtar tashmë ka 500 koka me mbushje bërthamore në arsenalin e tij, të cilin ka synim ta dyfishojë deri në vitin 2030.
Por ndonëse rritja e këtij arsenali armësh të shkatërrimit në masë i tejkaloi parashikimet, stoku i Kinës është tepër i vogël krahasuar me Rusinë dhe SHBA.
Sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm, aktualisht, Rusia ka një arsenal bërthamor prej rreth 5,889 kokash, ndërsa SHBA-ja mund të arrijë deri në 5,244.
Që kur erdhi në pushtet në vitin 2012, presidenti Xi Jinping ka deklaruar se Kina do të krijojë një ushtri të klasit botëror, duke modernizuar forcat e armatosura të vendit.