Një aksident i pazakontë ka ndodhur në autostradën Shkup–Tetovë, ku një veturë ka goditur një ari që kishte dalë në rrugë.
Si pasojë e përplasjes, ariu ka ngordhur në vend, ndërsa nga informacionet e para nuk raportohet për persona të lënduar rëndë. Aksidenti ka shkaktuar edhe pengesa të përkohshme në qarkullim, derisa autoritetet kanë larguar kafshën nga autostrada.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit, ndërsa u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në segmentet ku mund të shfaqen kafshë të egra.








