Shkëndija e Tetovës është rikthyer te fitorja në elitën e futbollit vendor, pasi sot mposhti Bashkimin e Kumanovës me rezultatin e thellë 4:1, në kuadër të xhiros së tetë, raporton SHENJA.
Skuadra tetovare zhvilloi një ndeshje të mirë dhe arriti të shënojë katër gola, të cilët u realizuan nga Ndzengue, Kryeziu, Tamba dhe Trumçi.
Bashkimi i Kumanovës arriti të shënojë golin e nderit përmes Ismailit, por kjo nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e takimit.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sot, Sileksi dhe Tikveshi u ndanë në paqe, pasi takimi përfundoi me rezultatin 0:0.
Me këtë fitore, Shkëndija vazhdon garën në kampionatin vendor, ndërsa Bashkimi mbetet pa pikë nga kjo përballje.






