Shkruan: Adi Krasta
Lufta e shqiptareve per liri e pavaresi eshte e shenjte dhe e paluejtshme. Por tash na duhet te behemi me te mire me veten. Te na behet e kuptueshme se si shqiptare kemi qene vetem dhe me gjase vetem do na duhet te qendrojme ne vazhdimesi.
Te qënit te bashkuar po behet e domosdoshme, nepermjet sakrificave nga te cilat nuk paskemi mesuar.
Qeverite shqiptare te permenden nga dehja e narcizizmit. Te punojne me profesionalizem dhe ndershmeri per ta dashur Shqiptarine. Shqiperia e vogel apo e madhe ka nevoje per shqiptare te medhenj.
Militantet partiake kane perpara nje alternative: te humbasin se bashku ose te mencurohen per te kuptuar njehere e pergjithmone se luftrat e politika duhet te kene nje synim final, të miren e vendit.
Bashkimi federativ I trojeve shqiptare te lajmerohet sa nuk eshte vone, per cdo pjese te trojeve qe i eshte drejtuar veteshkaterrimit.
Popullata shqiptare ose te kuptoje e te jetoje per demokratizimin e brendshem ose te tkurret perfundimisht.
Kjo qe po ndodh eshte vetem goditja e parashikuar e radhes qe serish na gjeti te papergatitur.






