13.8 C
Skopje
Tuesday, May 28, 2024

Këtë muaj pritet borë në Maqedoni, ulje drastike e temperaturave

Meteorologët njoftuan se në fund të javës së ardhshme do të ftohet moti, mund të ketë borë në zonat malore të rajonit. Nga mesi i javës ngadalë por me siguri do të hyjmë në një lloj moti ndryshe që do t’i ngjajë gjithnjë e më shumë vjeshtës së vonë.

Sipas parashikimeve afatgjata të Akuweather, një prej shërbimeve meteorologjike më të njohura në botë, siç njofton portali centar.mk bora në qytetet e Maqedonisë mund të bjerë më 23 nëntor 2023, kur temperaturat e ditës pritet të zbresin deri në 6 gradë, ndërsa temperaturat e natës në – 2.

Këto janë parashikimet për pjesët jugperëndimore të Maqedonisë.

Ndryshe, institucionet zyrtare për nesër dhe pasnesër njoftojnë se paradite do të jetë e freskët, e gjatë ditës me periudha me diell dhe sërish relativisht e ngrohtë për këtë pjesë të vitit, por tashmë të mërkurën do të ketë vranësira e përcjellë me shi i lehtë deri mesatar.

Deri të premten temperaturat do të jenë 2 deri në 5 gradë më të ulëta se në fillim të javës.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit