8.8 C
Skopje
Monday, May 6, 2024

Këshilli Gjyqësor nuk e shkarkoi kryetaren e Supremes Besa Ademi

Me 7 vota “për” dhe 4 “kundër”, në seancën e sotme, Këshilli Gjyqësor e ndërpreu procedurën për konstatimin e përgjegjësisë kundër kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, njofton Portalb.mk.

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Damevsa, tha se mosardhja e kryetares Ademi në seancat e Këshillit, nuk e ka penguar punën.

“Edhe pse nuk ka qenë fizikisht, mungesa e prezencës së saj nuk ka shkaktuar anulim të seancës. Aty ku ka qenë e domosdoshme aty ka ardhur. Nuk ka pasoja dëmtuese, nuk është prishur puna e Këshillit Gjyqësor”, tha Dameva.

Kujtojmë se iniciativën për shkarkimin e kryetares së Gjykatës Supreme e ka iniciuar anëtari i Këshillit Gjyqësor, Milazim Mustafa, Pas intervistës së saj për portalin SDK.mk ku Ademi foli hapur për presionet politike ndaj institucionit të të cilit është personi i parë, me qëllim të ringjalljes së “amnistisë” së presidentit Gjorge Ivanov dhe kalkulimeve politike për të shpëtuar ish-kryeministrin në arrati, Nikolla Gruevski. Ajo gjithashtu theksoi se gjykata që ajo drejton përballet me presione politike dhe kërcënime për shkarkim të gjyqtarëve suprem.

“Argumenti” tjetër mbi të cilin u mbështet mocioni për shkarkimin e Ademit ishte mungesa e Ademit në seancat e Këshillit Gjyqësor. Ndryshe, kryetarja e Gjykatës Supreme, si dhe ministri i Drejtësisë, janë dy të vetmit që janë anëtarë të Këshillit Gjyqësor sipas detyrës zyrtare dhe nuk kanë të drejtë vote në vendimmarrje.

Iniciativa për shkarkim, thuhet se bazohet në faktin se kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, me mospjesëmarrjen në seancat e Këshillit Gjyqësor, ka treguar mungesë kulture profesionale dhe juridike në veprim dhe respektim të institucioneve brenda sistemit të drejtësisë.

Kërkuesi Milazim Mustafa tha se sipas Ligjit Penal ekzistonte një përgjegjësi e mundshme penale e dënueshme me burgim, përkatësisht se “pretendimet për presion ishin pengim i drejtësisë”.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit