Katër zjarre janë aktive, dy janë nën kontroll

Advertisement

Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 33 zjarre në hapësira të hapura, nga të cilat 4 janë aktive, 2 janë nën kontroll, ndërsa 27 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.

Aktive:
Komuna e Çashkës: fshati Jabollçisht, v.q. “Bikov Grob” (pyll ahu, lisi, krivul dhe bimësi e ulët);
Komuna e Likovës: fshati Strimë, vendi i quajtur “Guri Kuq” (pyll pishe dhe bimësi e ulët);
Komuna e Prilepit: fshati Dren (pyll i përzier);
Komuna e Dibrës: fshati Kosovrast i Epërm, v.q. “Krushno i Vlozhno” (pyll).

Nën kontroll: 2
Komuna e Studeniçanit: midis fshatrave Draçevicë dhe Cvetovë, v.q. “Kaldired” (bimësi e ulët);
Komuna e Kumanovës: Deponia e Krastës (deponi).

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit