14.8 C
Skopje

Kasami: Po ndihmojmë qytetarët në procesin e legalizimit

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami thotë ka marrë masa lehtësuese për procesin e legalizimit për qytetarët e këtij rajoni.

“Zyrtarisht për disa qytetarë të komunës së Tetovës, kam ndarë Aktvendimet që kanë të bëjnë me procesin e legalizimit, si dhe një pëlqim urbanistik. Ky është edhe një hap tjetër drejt zhvillimit dhe ofron mundësi të reja për qytetarët e Tetovës. Ne vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të rritur cilësinë e jetës sonë urbane. Zgjidhja e statusit juridik të objekteve pa leje është shenjë e një administrate të përkushtuar për mirëqenien dhe zhvillimin e qytetarëve të saj.

Së bashku, mund ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët të cilët pas një procesi të stërgjatur dhe ndryshimeve të shpeshta të Ligjit, po legalizojnë objektet e tyre!” është shprehur Kasami. (INA)

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit