15.8 C
Skopje
Saturday, April 13, 2024

Kasami: Nëpër shkolla të intonohet edhe himni shqiptar! (Video)

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, njëherësh edhe drejtues i Lëvizjes Besa, thotë se nëpër shkollat e Tetovës dhe vendbanimeve tjera me shumicë shqiptare, duhet të intonohet edhe himni shqiptar nëse pranohet kërkesa e VMRO-DPMNE-së që nëpër shkollat e vendit të intonohet himni shtetëror, shkruan gazeta LAJM.

“Kjo është çështje politike, por unë si kryetar komune mund të them se do të respektojmë ligjet dhe kushtetutën, por njëherësh do të duhet të respektojmë edhe diversitetin. Në këtë rast nëse merret një vendim, flas ligjërisht, për t’u intonuar himni i shtetit, sigurisht duke respektuar shumicën e qytetarëve që janë të etnitetit shqiptar do të duhet të intonohet edhe himni shqiptar”, tha kryetari i Tetovës, Bilall Kasami./Gazeta LAJM

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit